
Keshilli Bashkiak i Shkodres, ne cilesine e Asamblese se KF Vllaznia sha, ka zhvilluar mbledhjen e saj. Pike e pare e rendit te dites ishte shqyrtimi e miratimi i pasqyrave financiare per vitin 2018. Keshilltaret Oltion Luli, Gezim Galiqi, Lush Marku e Jona Leqajza kane propozuar qe keto tabela te mos miratohen. 27 keshilltare kane miratuar propozimin e kolegeve.
Nderkohe keshilltarja Leqejza ka kerkuar hetim financiar per vitet 2017, 2018, 2019, bazuar ne nenin 150 te ligjit per shoqerite tregtare. Nga ana e tij, administratori Suad Lici eshte shprehur i gatshem per cdo nisme qe do te ndermarre Asambleja, duke u shprehur se jae zbatuar rigorozisht detyat e lena nga KLSH. Lici u ka thene keshilltareve se ata jane udherrefyes te Vllaznise per sot e neser.
Po ashtu, Lici ka thene se aktualisht Vllaznia po sulmohet, pa saktesuar nese jane sulme politike ose te ekipeve te tjera. Administratori ka folur edhe per “lojen” jashte fushes se blerte, ku Vllaznia po demtohet. Lici ka folur edhe per mundesite e kufizuara financiare te Vllaznise per te siguruar sherbimet e lojtareve cilesore teksa ka evidentuar se edhe ekipi u formesua 3 jave para nisjes se Superliges dhe pasojat jane te pashmangshme.