Cile Precetaj, gruaja shqiptare, qe prej 18 vitesh jeton ne SHBA e qe po perballet me debimin, ka perfundur ne spital, me krizat e nje ataku ne zemer.
Mediat e huaja raprotojne se nena e tre femijeve, dy vajza dhe nje djale, nga spitali me pas u dergua direkt ne burg ne pritje te ekzekutimit te vendimit per ta debuar ate nga SHBA. Lajmin e ka dhene burri i saj, Peter Gojcevis, babai i femijeve.
Sipas tij, “mëngjesin e së enjtes ajo zbuloi se po përballet me një çështje deportimi nga vendi për shkak të mungesës së dokumenteve dhe sapo mësoi këtë lajm u dërgua në spital në gjendje të rënduar ankthi”.
Burri tregon se ajo ishte ne panik per nje goditje ne zemer dhe e mbajten ne spital per disa ore. Situata eshte perseritje, pasi nese i referohemi historise, gruaja shqiptare eshte perballur me debimin edhe ne 2013, por qe pas nje vendimi te dyte iu lejua qendrimi.
Familja, por edhe avokati tregojne se ajo i ka bere perpjekjet per tu bere qytetare amerikane.
“Nëse mbledhim të gjitha paratë që kemi shpenzuar me avokat, është çerek milioni dhe të gjithë më premtojnë se do ta zgjidhin. Unë jam këtu me tre fëmijë që qajnë dhe një nënë që qan. Autoritetet thonë se ajo shkeli ligjin”- thote burri i saj, duke shtuar se “Ajo erdhi këtu në mënyrë të paligjshme dhe tejkaloi qëndrimin në vend. Dakord, por mendoj se një ligj i madh po shkelet duke ndarë një familje”.