![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2023/03/arrestim-policia-shkoder-2023-1024x536.jpg?x28643)
Siç është bërë e ditur më herët, Policia e Shtetit ka ndërmarrë gjatë mbrëmjes dhe përgjatë natës një megaoperacion për arrestimin e shpërndarësve të drogës.
Bëhet me dije se janë vënë në pranga pas urdhër- arresteve të lëshuara, rreth 250 persona. Nga burime jo zyrtare, bëhet me dije se në rajonin e Shkodrës janë arrestuar të paktën 14 persona.
Në orët në vijim, Policia e Shtetit por edhe DVP Shkodër, pritet të japë më shumë detaje rreth megaoperacionit që është shtrirë thuajse në të gjithë territorin e Shqipërisë.