
Janë zbardhur dëshmitë e para të 30-vjeçarit Eduart Kësolla, i arrestuar të hënën si autori i dyshuar i vrasjes për gjakmarrje të 47-vjeçarit Prekë Tonaj.
I arrestuari mësohet se e ka mohuar akuzën e ngritur ndaj tij para uniformave blu që e kanë marrë në pyetje.
“Më keni arrestuar kot, nuk e kam vrarë unë Preke Tonajn!”, mëson Panorama të jetë shprehur Kësolla para hetuesve.
Policia pas arrestimit bëri me dije se “bazuar në provat e grumbulluara dhe informacionet e siguruara në rrugë operative, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Eduart Kësolla, 30 vjeç, lindur në Nicaj, Shosh dhe banues në fshatin Grudë e Re.
Arrestimi i tij u bë për veprën penale “Vrasja për gjakmarrje”, pasi nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet si autor i vrasjes së 47-vjeçarit Prekë Tonaj, për motive gjakmarrjeje”.

Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!