Kryeministri Edi Rama shprehet se Presidenti Ilir Meta është dënuar nga populli shqiptar në zgjedhjet e së dielës, ndërsa paralajmëroi se parlamenti i ri do të merret me atë.
Rama tha se Meta ta është përjashtuar nga çdo lloj bashkëpunimi, teksa shtoi se rezultati i PD në zgjedhje ishte maksimumi që mund të arrinte.
“Ilir Meta është jashtë çdo lloj konfiguracioni dhe me atë do merret Parlamenti i Shqipërisë, sepse Metën populli e dënoi dhe parlamenti do formalizoi dënimin. Është i dënuar nga populli shqiptar. Ky është parlamenti i Shqipërisë dhe meta është dënuar nga populli në mënyrën më spektakolare. Kërkoi një referendum…
PD nuk është ndëshkuar në këto zgjedhje të jemi realist, unë e lexoj votën e PD si një votë që i është dhënë dhe ka bërë një sforco. PD ka arritur maksimumin që mund të arrinte. E kam thënë e më parë që PD do të rrite e LSI do të bjerë. Nëse nuk do të ishte Lulzim Basha, do të ishte një rezultat afirmativ sipas meje.”-tha Rama.