Në vijim të monitorimit të masave anti covid në institucionet arsimore në Qarkun Shkodër, Prefektja Angoni u ndal për një vizitë inspektuese në shkollën e Mesme të Bashkuar “Mons. Luçjan Avgustini”- Vau Dejës, për të parë më nga afër sfidat në përfundim të javës së parë të procesit mësimor.
Gjatë vizitës së saj, zj.Angoni u shoqërua nga Drejtori i Arsimit, Shëndetësisë, Rinisë dhe Sportit si dhe përfaqësues të tjerë të strukturave vendore.
Në bazë të statistikave nga Zyra Vendore Arsimore Vau Dejës, rezulton se 3 mësues të kësaj shkolle janë prekur me #Covid19 ndërkohë që janë marrë masat për zevendësimin e tyre dhe nuk është cënuar procesi mësimor.
Institucioni Prefektit Qarkut Shkodër në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Shëndetësisë siguron për mbarëvajten e procesit mësimor në Qarkun Shkodër, duke bërë thirrje për kujdes të shtuar dhe rigorozitet maksimal në respektimin e masave anti covid në këtë situatë të pazakontë për të gjithë. /Njoftim i Institucionit të Prefektit të Qarkut Shkodër/