Skip to content
8 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Aktualitet

Masat e Policisë së Shtetit për mbarëjvatjen e protestës, opozita kërkoi leje 4- orëshe

ShkodraWeb 5 years ago
1

Policia e Shtetit ka miratuar kërkesën e subjektit politik, Partia Demokratike, për të zhvilluar protestë në datë 27 Janar 2018, nga ora 12:00 deri në ora 16:00.

Ajo do të zhvillohet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Për të garantuar mbarëvajtjen e tubimit, Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash.Në datë 27.01.2018, nga ora 10:00 deri në përfundim të protestës nuk do lejohet lëvizja e mjeteve në rrugët e mëposhtme:
– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi i rrugës “ Myslym Shyri” deri tek sheshi “Nënë Tereza”;
– Bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i rrugës “Sami Frashëri” deri tek rruga e “Elbasanit”;
Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve të zones, por edhe qytetarëve të tjerë, që duke filluar nga ora 00:00 e datës 27.01.2018, nuk do lejohet parkimi i mjeteve në të gjithë gjatësinë e rrugës “Papa Gjon Pali 2”.
Nga ora 00:00 deri në përfundim të protestës brenda “Unazës së Madhe” nuk do lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, të cilat do të devijohen në rrugë alternative.
Gjithashtu do të ketë devijim të trafikut në shumë akse rrugore.Kufizimet dhe devijimet do prekin edhe linjat e transportit urban qytetas ku autobuzët e “Tiranës së Re” do kthehen tek sheshi “Willson”; linja e “Kamzës” do të kthehet tek ish-kafe “Flora”, ndërsa linjat e tjera në varësi të situatës.
Mjetet e transportit të ardhur nga rrethet nuk do lejohen në brendësi të qytetit.Mjetet që vijnë nga perëndimi, do të lejohen deri tek Pallati i sportit “Asllan Rusi”, Qyteti i Nxënësve, ndërsa ato nga lindja deri tek rrethrrotullimi pranë Fakultetit Ekonomik.Këto mjete transporti publik, pasi të zbresin qytetarët do të kthehen dhe do të parkohen, në:
• Terminalin pranë “Qytetit Studenti”
• Sheshin “Shqiponja”;
• Rrugën “Teodor Keko”.Gjithashtu do të ndalohet futja e mjeteve tek Ura e “Paskuqanit” dhe ura e “Babrroit”.Policia e Shtetit apelon qytetarët të largojnë mjetet e tyre në rrugët e sipërcituara duke ndihmuar dhe lehtësuar qarkullimin.Në të kundërt makinat do të spostohen me mjete ngritëse.
Gjithashtu luten qytetarët të shmangin përdorimin e panevojshëm të automjetit ditën e shtunë në segmentet që lidhin qendrën e qytetit me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për shkak të devijimeve dhe kufizimeve që do fillojnë nga ora 08:00 e mëngjesit deri në përfundim të protestës.Policia e Shtetit garanton të drejtën e tubimit dhe është plotësisht e aftë për të përmbushur detyrimin ligjor si garante e zbatimit të ligjit dhe e vendosur të ndëshkojë cilindo që cënon rendin dhe sigurinë publike. /Deklaratë për mediat e Policisë së Shtetit/

Continue Reading

LAJM PARA: MINUTA E FUNDIT/ Rrezohet nga lartesia minatori 54- vjecar, rrezikon jeten
LAJM PAS: Protesta e opozitës, Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit e vet: Shmangni këto sheshe

TË FUNDIT

“Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”
  • Aktualitet

“Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”

46 mins ago
“Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë
  • Aktualitet

“Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë

59 mins ago
“Ditë të zeza do të vijnë për ju…”, dy shkodranë në BBVip, Luizi nuk ndal batutat me Tan Brahimin…
  • Aktualitet

“Ditë të zeza do të vijnë për ju…”, dy shkodranë në BBVip, Luizi nuk ndal batutat me Tan Brahimin…

1 hour ago

TË FUNDIT

  • “Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”
  • “Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë
  • “Ditë të zeza do të vijnë për ju…”, dy shkodranë në BBVip, Luizi nuk ndal batutat me Tan Brahimin…
  • “KZAZ-të funksionale, regjistrohet apo jo PD”, fati i “vulës”, Celibashi: Gjykata të vendosë sa më parë…
  • FOTO – “Mbështetja e një shteti mik…”, Bardh Spahia takime me zyrtarë të lartë italianë, i fton për vizitë në Shkodër
  • MINUTA E FUNDIT – Arretohen dy të rinj nga Malësia e Madhe, transportonin emigantë të paligjshëm drejt Malit të Zi

TË FUNDIT

“Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”
  • Aktualitet

“Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”

46 mins ago
“Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë
  • Aktualitet

“Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë

59 mins ago
“Ditë të zeza do të vijnë për ju…”, dy shkodranë në BBVip, Luizi nuk ndal batutat me Tan Brahimin…
  • Aktualitet

“Ditë të zeza do të vijnë për ju…”, dy shkodranë në BBVip, Luizi nuk ndal batutat me Tan Brahimin…

1 hour ago
“KZAZ-të funksionale, regjistrohet apo jo PD”, fati i “vulës”, Celibashi: Gjykata të vendosë sa më parë…
  • Aktualitet

“KZAZ-të funksionale, regjistrohet apo jo PD”, fati i “vulës”, Celibashi: Gjykata të vendosë sa më parë…

3 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.