Pas votave për kryebashkiakët, ka përfunduar edhe numërimi i votave për këshillat bashkiakë në 5 bashkitë e Qarkut Shkodër. Ajo që bie në sy, është Partia Socialdemokrate, e cila ka arritur një rezultat mjaft të lartë në përfaqësimin në parlamentet bashkiake, shkruan ShkodraWeb.
Kështu, në Shkodër, PSD ka marrë 12 mandate dhe me 18 mandatet e PS- së, formojnë mazhorancën e nevojshme për të qenë një krah i fortë mbështetës politik në vendimmarrje për kryebashkiakun Benet Beci.
Në Malësinë e Madhe, PSD ka dalë forcë e pare politike duke siguruar 8 mandate dhe bashkë me 7 mandatet e PS- së, i afrohen shumicës absolute në këshillin me 31 anëtarë.
E njëjta situatë edhe në Vau Dejës, ku PSD- ja ka rezultuar më e votuara, me 10 këshilltarë dhe bashkë me 7 këshilltarët e PS- së, kanë numrat për të formuar mazhorancën në mbështetje të kryebashkiakut Kristian Shkreli.
Edhe në Pukë, PSD- ja ka dalë më e votuara me 4 mandate, në një këshill bashkiak mjaft të fregmentuar, bashki ku kumbi Gjon Gjonaj i PS- së dhe fitoi Rrok Dodaj i “BF”.
Fushë Arrëzi është bashkia e pestë e Qarkut Shkodër, ku edhe këtu PSD ka dalë forcë e parë politike me 3 këshilltarë, në një këshill me 15 anëtarë, ku si kryetar u zgjodh Hil Curri i “BF” që mundi Fran Tucin e PS- së.
Duke bërë një përmbledhje në numrin e mandateve në 5 bashkitë e qarkut, PSD rezulton forcë e parë politike me 37 këshilltarë, e ndjekur nga PS- ja me 36 këshilltarë, “BF” me 25 këshilltarë dhe PD- ja me 12 këshilltarë, shkruan ShkodraWeb.