Federata Gjermane e Futbollit duket se po kalon një krizë të madhe që nga eliminimi i skuadrës në fazën e grupeve. Presidenti Grindel dhe trajneri Lëv janë shumë nën presion. Kjo u duk edhe në përgjigjen që i ktheu Filip Lahmit kur ai deklaroi se trajneri duhet të zhvillonte një bisedim të hapur me skuadrën dhe lojtarët.
Por, Lëv mendon që kjo nuk do të ishte profesionale dhe se këto tema janë shumë personale. Ndërsa, ish-kapiteni i Bajernit mendon që trajneri duhet të ndërrojë stilin e lojës. Lahm është kandidat për të marrë një post në federatë. Por, tani Lëv ka folur për herë të parë, duke shpjeguar arsyet pse skuadra gjendet në këtë situatë.
PËRGJIGJJA PËR LAHM
“Nuk mendoj që të flasësh në atë mënyrë, do të na ndihmojë që të ecim përpara, ndodhemi në një situatë jo të mirë. Unë e di se si duhet të sillem me lojtarët e rinj dhe se çfarë stil loje ata duhet të ndjekin. Këtë kam arritur ta bëj gjatë gjithë këtyre viteve në mënyrë të suksesshme, ndaj nuk pranoj kritika të tilla”, iu përgjigj Lëv, deklaratave të Lahmit, edhe pse trajneri nuk përmendi asnjë emër të veçantë se për kë ishte kjo përgjigje. Por, Lahm ishte ai që pak ditë më parë tha disa fjalë në drejtim të trajnerit.
VENDIMET NË TË ARDHMEN
Duket se disa vendime të rëndësishme janë marrë në analizën e zhvilluar me 4 vite rinovoi trajneri Lëv me Federatën Gjermane të Futbollit. Trajneri gjerman firmosi kontratën e tij të re vetëm pak javë përpara se të fillonte kampionati botëror në Rusi. dyer të mbyllura në agjentet e “DFB”-së. Trajneri Lëv nuk pranoi të ndante me gazetarët ato çfarë u diskutuan më hollësisht, si tema e Mesut Ozil. “Është e rëndësishme për ne që të shkojmë me pushime. Të jemi pak të distancuar dhe të qetë. Ju lutem, duhet të na mirëkuptoni. Do të vijë koha kur do të flas me lojtarët dhe do të marr vendimet e duhura. Do të ketë penalizime.
Ndërkohë që plani dhe axhenda e ligës së kombeve është zbardhur, federata ka planifikuar që skuadra do të grumbullohet në fund të gushtit. Më 29 gusht trajneri Lëv duhet të zbardhë listën e lojtarëve që do të luajnë më 6 shtator kundër Perusë (miqësore). Shumë ish-kampionë bote mund të ngelen jashtë skuadrës. Sane, Gnarbi, Verner, Goretcka dhe Kimish do të jenë lojtarët ku trajneri do të nisë ndërtimin e skuadrës së re.
Karl Hainc Rumenige ka sulmuar sërish Federatën Gjermane të Futbollit. Pronari i klubit bavarez ishte i pranishëm në një ceremoni ku nderoi ish-trajnerin e Bajernit, Jup Hejnkesin. Rumenige tha për “Tz” se në Federatën e Futbollit Gjerman punojnë disa persona jo të aftë. “Jam disi i irrituar për këtë situatë të krijuar në federatë, është e dukshme që ata po kalojnë një krizë pas Botërorit të dështuar të skuadrës kombëtare. Aty mungojnë njerëz që kanë kompetencat e duhura në futboll”, tha Rumenige që më pas bën dhe krahasimin e krizës së kaluar në vitin 2000.
“Atëherë ishte një profesionist në krye, Gerhard Volferder. Ai u ul me personat përgjegjës për krizën e asaj kohe dhe gjithashtu me njerëz nga Bundesliga. Të gjithë ishim më pas një linjë dhe arritëm të ndryshonim kurs shumë shpejt. Më pas, rezultatet flasin vetë”. Karl Heinc vazhdon sulmin e tij, duke thënë: “Nuk po arrij të kuptoj se si kjo situatë shkoi deri këtu. Dhe pse ka pak kuptim, pasi aty punojnë një tufë amatorësh.
Kjo u vërtetua edhe ditën e enjte ku ata zhvilluan një takim me skuadrat rajonale, duke i hedhur atyre hi në sy, se gjithçka po funksionon në mënyrën e duhur”. Ai foli edhe për mundësinë e Filip Lahmit për të marrë një post drejtues në federatë. “E njoh shumë mirë Filipin dhe mendoj që do të ishte një mundësi e mirë që të merrte një post aty. ‘DFB’ ka nevojë për njerëz të tillë”./panorama/