Ndoshta për të ka qenë mesazhi më tronditës që ka marrë ndonjëherë në telefonin e tij, ku babai njoftohet se djali i tij ka vrarë veten. ‘BalkanWeb’ ka siguruar mesazhin që gardisti i Gardës së Republikës, Ariol Mance i ka dërguar babait të tij, pak se të ndërmerrte aktin e rëndë të vetëvrasjes. “U ndava nga e dashura ndaj po ndahem edhe nga kjo jete”, kështu shkruhej në mesazhin që 30-vjeçari nga Përmeti i kishte dërguar babait.