Policia e Dibrës zbardh ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore është bërë e mundur zbardhja e vrasjes së shtetasit I. Z në njësinë administrative Arras. Policia ka identifikuar autorin e dyshuar shtetasin Aleksandër Balla 23 vjeç , banues në fshatin Muhur.
Ende janë të paqarta rrethanat e ngjarjes por nga veprimet e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Forca të shumta të Policisë po kryejnë kontrolle në ambjente, banesa e ne automjete për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit.