Një aksident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku një mjet me maturantë është përplasur. Ngjarja ndodhi në aksin Daullas-Fier gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se në mjet ndodheshin 3 maturantë, ndërsa e plagosur ka mbetur një vajzës.
Mësohet se të rinjtë po ktheheshin nga festa e Maturës.
Fill pas aksidentit, vajza është transportuar me urgjencë për në spitalin e Fierit, ku po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Deri më tani nuk dihet identiteti i personave të përfshirë në aksident, si dhe motivet e ngjarjes. Aktualisht policia ndodhet në vendin e aksidentit dhe po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes. /BALKANWEB/