Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi do të jetë përballë gazetarit Gerti Çarçani. Njoftimi është bërë nga vetë qytetarja e parë e Shkodrës, përmes një njoftimi në Facebook. “Sonte në darkë e ftuar në Ora News 22:30 me gazetarin Gerti Çarçani.”, shkruan Ademi në shënimin e saj.
Çarçani është gazetar sportiv i njohur në Ora News dhe është e qartë se intervista do të ketë në fokus çeshtjen e shumëpërfolur “Vllaznia”.