
Artistët kanë nisur që sot protestën e tyre kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.
Pas zbulimit ë një projekt ligji, që i hapte rrugën shembjes se Teatrit Kombëtar, artistë janë mbledhur tek godina dhe bëjnë thirrje që të mos ndodh asnjë shembje e teatrit.
Aktori i madh Robert Ndrenika tha se këtë gjë po e bën vetëm Erdogani, dhe shtoi se të gjithë i kanë dhënë të drejtë dhe janë me artistët.
“Nuk marrë vesh seç po ndodh. Kemi qenë tek presidenti nga ka dhënë shumë të drejtë, kemi qenë dhe tek kryetari i Kuvendit na ka dhënë të drejtë, dhe opozita është me ne. Kam përshtypjen se dhe shumë nga partia socialiste është me ne. Vetëm Erdogani i bën këto punë, duhet që të ulemi në bisedime.”. ka thënë Ndrenika.
Ndërsa aktori tjetër Mirush Kabashi, fjalën e tij e ka përcjell me anë një poezie të Ali Asllanit.
“Koha është e maskarenjve, por Shqipëria dhe teatri janë të tonat, janë të shqiptarëve”, ishte kjo një nga vargjet e rrecituara nga Kabashi, por e përshtatur për rastin e sotëm.