Kryetarja e LSI ka deklaruar se Shqipëria do kalojë shumë shpejt në zgjedhje të parakohshme. Ajo i bëri thirrje kreut të qeverisë Edi Rama që të largohen, pasi sipas saj ka rënë moralisht.
“Ky vend do shkojë shumë shpejt në zgjedhje të parakohshme. Shqiptarët s’mund të përfaqësohen në Kuvend nga 74 karrige të blera. I bëj thirrje Edi Ramës të largohet, sepse ai ka rënë moralisht. Të largohet dhe t’i hapë rrugën dikujt tjetër. T’i hapet rruga një lideri të pavarur nga krimi”, tha Kryemadhi.
Këto deklarata Kryemadhi i bëri gjatë mbledhjes së Komitetit drejtues të LRI.