Skip to content
10 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Konflikti nisi fillimisht para…”, gazetarja e njohur jep detaje për ngjarjen e rëndë në Bardhaj: Autori mendoi se vetëm sa e ka…

ShkodraWeb 31 May, 2021
vrasje bardhaj

Disa ditë më parë, qyteti i Shkodrës është tronditur nga një ngjarje e rëndë që ndodhi në orët e vona të mbrëmjes. 47-vjeçari Mark Kodra, ka ekzekutuar me breshëri kallashnikovi 25-vjeçarin Emiljano Ndou. Arsyeja sipas autorit, kishte të bënte me faktin që viktima, sistematikisht i sillte probleme, duke i ngacmuar vajzat, por edhe duke i xhiruar gomat e bërë zhurmë para shtëpisë.

“Nuk durova dot më, ma kishte sjellë te hunda”, ka deklaruar autori gjatë arrestimit nga policia disa ditë më parë. Sakaq, gazetarja e njohur e kronikës Doriana Bezat, ka rrëfyer detaje nga krimi i rëndë.

Ajo raportoi se para se të ndodhte vrasja, Kodra e Ndou ishin konfliktuar fillimisht verbalisht, ndërsa viktima, ishte bashkuar më pas me një grup shokësh dhe ishte larguar. Pak më vonë, ai ishte rikthyer sërish pranë banesës së 47-vjeçarit, duke xhiruar gomat e motorit e bërë zhurmë.

Në këtë moment, Mark Kodra, ka dalë nga shtëpia dhe ka goditur në drejtim të motorit me breshëri plumbash.

Ndou sipas gazetares ka tentuar me shpejtësi të largohet nga vendi i ngjarjes, por një plumb i marrë në trup, ka bërë që të humbte kontrollin e motorit dhe të përfundonte në rrugë. Nga krahu tjetër, Kodra, ka menduar se Ndou ka mbetur i plagosur, e për këtë arsye, ka hyrë i qetë në shtëpi.

Me mbërritjen e policisë në vendngjarje, e vendosjen e perimetrit, ka nisur marrja në pyetje të banorëve të zonës.

Autori i krimit, Mark Kodra, fillimisht e ka mohuar krimin, duke thënë se nuk ka dijeni për ngjarjen. Por gëzhojat e gjetura pranë shtëpisë së tij dhe rrëfimi i inspektorit të zonës, i cili ka deklaruar se mes tyre ka pasur probleme dhe në të kaluarën, kanë shtuar dyshimet e policisë, e cila menjëherë e ka arrestuar 47-vjeçarin.

“Janë sharë me fjalë banale. Ky i fundit i është përgjigjur në mënyrë banale dhe është bashkuar me një grup shokësh. Ai ka shkuar dhe me motor ka xhiruar gomat, kjo e ka acaruar 47-vjeçarin, i cili ka marrë kallashnikovin dhe është larguar. I riu nuk ka humbur jetën në vend dhe është larguar në fund të rrugës, një plumb e ka kapur në trup, ku dhe ka humbur ekuilibrin e ka rënë.

Janë thërritur banorët e zonës, ai është shoqëruar si person që ka dijeni për ngjarjen. Ai ka thënë fillimisht se nuk ka dijeni për ngjarjen, e ka thënë që skam dijeni për vdekjen. Por më pas janë gjetur gëzhojat e armës, dhe inspektori i zonës ka thënë që ka pasur konflikt banal, sapo është vënë përpara provave, është bërë arrestimi i tij në flagrancë në orën 1 pas mesnate”, tha gazetarja.

/BW/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Shkarkimi i Presidentit Meta, Kuvendi cakton ditën dhe orën e shqyrtimit dhe votimit në seancë plenare…
Artikull pasardhës: Kolegji Zgjedhor në gjurmët e KAS- it të KQZ- së, nis rrëzimin e ankimimeve të PD- LSI…

TË FUNDIT

kupa gjysfinale 2026

Shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin në rrugëtimin drejt finales së dytë më të rëndësishme të sezonit

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
miser bllokuar aku 2025

Procedime disiplinore për 13 inspektorë të AKU Tiranë e Shkodër, lëshime në detyrë për 130 ton misër të bllokuara

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
bashkia shkoder naten 2025

Bashkia Shkodër hap me dy kalime aksin Parrucë- Xhabije, synohet lehtësimi i qarkullimit rrugor…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • Shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin në rrugëtimin drejt finales së dytë më të rëndësishme të sezonit 10 March, 2026
  • Procedime disiplinore për 13 inspektorë të AKU Tiranë e Shkodër, lëshime në detyrë për 130 ton misër të bllokuara 10 March, 2026
  • Bashkia Shkodër hap me dy kalime aksin Parrucë- Xhabije, synohet lehtësimi i qarkullimit rrugor… 10 March, 2026
  • Gjendet i pajetë në banesën e tij në Kiras 45- vjeçari, policia e Shkodrës jep informacionet e para… 10 March, 2026
  • VIDEO – Ngjarja e të hënës në Kiras të Shkodrës, policia shpall në kërkim 40- vjeçarin që qëlloi me armë 10 March, 2026
  • VIDEO – Arrestohen në Tiranë dy të rinjtë shkodranë, akuzohen për tregëti armësh, iu gjetën 6 pistoleta 10 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak 9 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – PD zyrtarizon kandidaturat për kryetar të degës Shkodër, garojnë Ibro dhe Çylybyli 9 March, 2026
  • E TRISHTË – Ndahet nga jeta ish- drejtori sportiv i Vllaznisë, u godit nga një arrest kardiak në aeroport… 9 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

kupa gjysfinale 2026

Shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin në rrugëtimin drejt finales së dytë më të rëndësishme të sezonit

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
miser bllokuar aku 2025

Procedime disiplinore për 13 inspektorë të AKU Tiranë e Shkodër, lëshime në detyrë për 130 ton misër të bllokuara

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
bashkia shkoder naten 2025

Bashkia Shkodër hap me dy kalime aksin Parrucë- Xhabije, synohet lehtësimi i qarkullimit rrugor…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
ambulance shkoder 2024

Gjendet i pajetë në banesën e tij në Kiras 45- vjeçari, policia e Shkodrës jep informacionet e para…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.