
Në mbledhjen e sotme të Komitetit Teknik të Ekspertëve është vendosur që masat kufizuese që janë në fuqi të mbeten të njëjta, me ndryshimin e vetëm që maturantët në zonat e kuqe do të kthehen fizikisht në shkolla
Derimë tani nuk ka asnjë vendim për kthimin e të gjithë nxënësve në shkolla, ndërsa anëtarët e Komitetit thanë se situata është e qëndrueshme, dhe nën kontroll
Ekspertët e Komitetit mendojnë që situata mbetet e qëndrueshme, ka një ulje të shtrimit në spitale, dhe në numrin e jetëve të humbura, si dhe atyre që kanë nevojë për shërbimin e urgjencës
Shifrat nuk janë ende të tilla për të lehtësuar masat, me përjashtim të faktit, maturat të fillojnë mësimin në klasë. Kjo është një masë që do të kushtëzohet nga një monitorim i kujdesshëm i shifrave. Duhet të zbatojnë me rigorozitet masat parandaluese. Masat e tjera do të mbeten njësoj”, u shpreh Rakacolli gjatë mbledhjes