Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka thënë mendimin e saj në lidhje me deklaratat negative të ish-kryeministrit Sali Berisha për këshilltarët e kryedemokratit Lulzim Basha.
E pyetur në emisionin “Kjo Javë” në News24 se Berisha tha që këshilltarët e zgjedhur nga Basha ishin mizerabël, Grida Duma tha se nuk mund të komentojë mbi asnjërin prej kolegëve, anëtarëve apo kontribuuesve të Partisë Demokratike.
Duma komentoi edhe marrëdhënien me ish-kryeministrin Sali Berisha. “Si me këdo, si me të gjithë kolegët. Kam komunikim, është normale kjo gjë,” tha ajo. /gazetaexpress/
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim!