Këshilli i Bashkisë së Shkodrës zhvilloi mbledhjen për muajin prill, sipas këtij rendi dite:
Relacion i Komisionit të Mandateve për mbarimin para afatit të këshilltares znj. Sara Michel.
Pr/ Vendim: “Për propozim për dhënien e ndihmës ekonomike për muajin prill 2018”.
Pr/ Vendim: “Për dhënien e paaftësisë dhe invaliditetit të punës për muajin prill 2018”.
Pr/ Vendim: “Pëe miratimin e kërkesës për dhënien me qira sipërfaqe kullosore verore prej 1Ha me afat 10 vjet ndodhur në ekonominë kullosore- Ekonomia Rosek Rrjoll parcela nr. 3, njësia administrative Postribë dhe miratimin e kontratës Tip për dhënie me qira”.
Pr/ Vendim: “Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2017 të Bashkisë Shkodër dhe rishpërndarjen e fondeve të trashëguara”.
Pr/ Vendim: “Për miratimin e tavaneve përgatitore rë shpenzimeve të programit buxhetor afatmesëm 2019- 2021 për Bashkinë Shkodër”.
Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
Vlen të theksohet se Pr/ Vendim: “Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2017 të Bashkisë Shkodër dhe rishpërndarjen e fondeve të trashëguara” është shtyrë për diskutim e miratim për mbledhjen e ardhshme.