Kapet pas 10 viteve një i shumëkërkuar, akuzohet si autor i “tragjedisë së Butrintit”…(emri)

Policia e Fierit ka ndaluar një prej organizatorëve të tragjedisë së Butrintit. Albert Gega i dënuar me 10 vite burgim për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve”, u vu në prangat e policisë

Në vijim të zbatimit të planit operacional “Për kapjen e personave të shpallur në kërkim” nga shërbimet e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale Fier, në fshatin Kurjan u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim: Albert Gega, 36 vjeç, banues nnë fshatin Kurjan.

Në Tetor të vitit 2008 në liqenin e Butrintit, shtetasi Albert Gega në bashkëpunim me 5 shtetas të tjerë, ka ndihmuar për të kaluar në mënyrë të paligjshme 22 persona ku 5 prej të cilëve u mbytën në liqen.

Gjykata e Sarandës e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg, për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve” parashikuar nga Neni 298 i Kodit Penal.

Loading...

Më shumë artikuj nga ShkodraWeb:

Mbyllja e pikave të basteve, reagon shoqata e kategorisë: Nuk mund të trajtohet biznesi si kompani kaçakësh…

“Shpërthen”edhe tek Kamza, presidenti Qarri akuzon Mziun: Nuk ka likujduar dy rrogat e sezonit të kaluar, sivjet asnjë lek…

DETAJET/ Aktori i mirënjohur italian, pjesë e filmit të regjisorit shqiptar në Tiranë…

Close