Pasditen e sotme në doganën shqiptaro-greke të Kakavijësështë sekuestruar një kilogram kokainë e pastër. Lënda narkotike u gjet në një autobus të linjës Athinë-Tiranë, gjatë kontrollit të ushtruar nga pala greke. Autoritetet policore njoftuan se lënda narkotike ishte e fshehur në bagazhet personale të drejtuesve të autobusit. Policia raporton se autobusi i përket një kompanie greke transporti, që drejtohej nga shtetasi grek me origjinë shqiptare, T.I.