Ditën e sotme është bërë e mundur që të hapet kalimi në Qafë Thore, në aksin Shkodër- Theth. Edhe pse sipas banorëve të zonës dhe Institutit Meteorologjik Kombëtar kjo trashësi dëbore dhe shtrirje në gjatësi lineare nuk është parë prej 40 vitesh, menaxhimi i këtij operacioni nga Bashkia e Shkodrës në bashkëpunim me Forcat e Armatosura, ka bërë të mundur që të hapen 4.5 km rrugë deri tani.
Tani vijon puna për hapjen deri në Theth, ku do të duhet përballje me një terren mjaft të rrezikshëm dhe ortekë në rrugë. Hapja e këtij aksi do të ndikojë edhe në çeljen e hershme të sezonit turistik në Theth si dhe lehtësimit e komunikimit të banorëve me pjesën tjetër të territorit të Bashkisë së Shkodrës. /Marrë nga faqja zyrtare e Bashkisë Shkodër në Facebook/