![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2020/08/gjovalin-loka-vetting.jpg?x28643)
Drejtori i Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka, ish- Drejtor i Policisë në Shkodër, ka kaluar me sukses Vettingun.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë sot vendimin për drejtorin Loka, duke e konfirmuar në detyrë.
Gjatë seancës dëgjimore në KPK, Gjovalin Loka ka rezultuar i pastër në të trija shtyllat e Vettingut, në deklarimet e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.