Kategoria Superiore do të rikthehet të premten e 7 tetorit, teksa janë planifikuar të zhvillohen 3 duelet e vlefshme për javën e shtatë.
Siparin për këtë javë do ta ngrenë duelet Erzeni-Egnatia dhe Tirana-Laçi, të planifikuara për t’u zhvilluar në orën 15:00, për të kulmuar më pas me sfidënn Vllaznia-Partizani, që do të startojë në orën 17:45 në “Loro Boriçi”.
Java e shtatë e Superiores do të mbyllet ditën e shtunë me sfidat Kukësi-Bylisi dhe Kastrioti-Teuta. Të dy këto duele do të luhen në orën 15:00.
AXHENDA E PLOTË E JAVËS SË SHTATË TË SUPERIORES:
E premte, 7 tetor
Erzeni-Egnatia ora 15:00 (“Niko Dovana”)
Tirana-Laçi ora 15:00 (“Selman Stërmasi”)
Vllaznia-Partizani ora 17:45 (“Loro Boriçi”)
E shtunë, 8 tetor
Kukësi-Bylis ora 15:00 (“Kukës Arena”)
Kastrioti-Teuta ora 15:00 (Stadiumi Kamzë)