Ditën e hënë studentët e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” paralajmërojnë protestë. Përmes një mesazhi dërguar në ShkodraWeb Media, përfaqësues e organizatorë të kësaj proteste të pritshme, thonë se nuk janë dakortë me vendimet që janë marrë nga Ministria e Shendetësisë.
Sipas arsyetimit të tyre, mësimi online për studentët e viteve të para është i pakuptimtë. Po ashtu, studentët nënvizojnë se jo të gjithë kanë mundësi për të zhvilluar mësimin online.
Duke u ndalur tek pjesa financiare, ata nënvizojnë se pavarësisht mësimit online, tarifat janë të njëjta. Për këto arsye dhe të tjera, ata organizojnë protestën ditën e hënë, madje duke kërkuar edhe mbështetjen e gjimnazistëve të Shkodrës. /ShkodraWeb Media/