Në ndeshjen ndaj Shqipërisë në “Loro Boriçi”, Italia do të luaj vetëm për “procedurë”, pasi tashmë për sa i përket Play Off- eve të kualifikimit në Botërorin Rusi 2018, gjithçka është vendosur.
Mposhtja e Bosnjës nga Belgjika me rezultatin me rezultatin 3 me 4 në Sarajevë, ka bërë që fati t’u buzëqeshte italianëve, duke ua lënë atyre tashmë në dorë kualifikimin e tyre nëpërmjet Play Off-it. Për sa i përket Belgjikës, ajo tashmë ka siguruar biletën e saj për në Rusi, ndërsa Bosnja ka ende shpresa për një kualifikim të mundshmë nëpërmjet renditjes së vendeve të dyta, ku mund të parakalojë Skocinë, Uellsin ose Kroacinë.
Kombëtarja Shqiptare ka mbërritur orët e para të ditës së sotme dhe menjëherë janë nisur drejt Durrësit, ku gjatë pasdites kanë zhvilluar edhe një seancë stërvitore, ku trajneri Panucci ka zgjedhur të mos i ngarkojë shumë fizikisht, për të fituar edhe energjitë e humbura. Në fushën e gjelbër të Shkodrës, “kuqezinjtë” do të zbresin pa Xhakën edhe Lukakun, ndërkohë që të gatshëm do të jenë Mavraj, Roshi e Kukeli.