Gjatës luftës në Kosovë u dhunuan rreth 20 mijë gra dhe vajza të reja. Njëra prej tyre ka rrëfyer historinë e saj.
“Tmerr i zotit ka qenë çfarë ka hequr femra shqiptare. Më kanë hyrë pesë veta brenda, vetëm fëmijët mbaj mend që bërtisnin. Fytyrat nuk ua kujtoj se i kishin fytyrat e mbuluara me maska”,- ka thënë gruaja e mbijetuar.”
Prej dhunës së ushtruar vajza e gruas që ka rrëfyer historinë ka mbetur me trauma psikologjike. Ajo ka katër vite që frekuenton qendrën e femrave të dhunuara seksualisht dhe tregon se po e kalon traumën e shkaktuar. Por ka kritikuar ashpër institucionet e vendit për mos përkrahjen e kësaj kategorie dhe se familja e burrit e ka përbuzur sikur të ishte faji i saj që abuzimi ka ndodhur./joq/