Analisti Lorenc Vangjeli ka dhënë sonte në Opinion një version lidhur me arratinë e ish- kryeministrit maqedonas Nikola Gruevsi. “Ai ka hyrë në këmbë, ilegalisht nga maqedonia në zonën e Prespës. Ai shoqërohej nga besnikë të tij dhe me makinë ka mbërritur në Tiranë ku ka qëndruar një natë në ambasadën hungareze. Në vijim, me makinë me targë diplomatik CD të ambasadës hungareze, Gruevsi i shoqëruar nga dy diplomatë, ka kaluar drejt Malit të Zi me kartë identiteti. Mendohet se ka kaluar me lehtësi sepse shoqërohej nga persona me imunitet diplomatik. Mendohet se nga Mali i Zi ka udhëtuar në Serbi, nga aty në Hungari dhe më pas në Hungari ku ka marrë azil politik”.
Ndërkohë, gazetari Artan Hoxha ka dhënë një verison tjetër. “Gruevski ka kaluar nga një pikë doganore. Se si ka kaluar, ka paguar apo nuk është regjistruar, po bëhen verifikimet e nevojshme. Si nuk ka funksionuar sistemi, pse nuk kafunksionuar, kjo mbetet për tu parë”.