Gjykata e Krimeve të Rënda nuk ka liruar nga qelia gjyqtarin Shkelqim Miri. Sot, ajo ka refuzuar kërkesën për lirimin e tij. Vendimi erdhi pas perfundimit te ekspertizes mjeko ligjore, bere me kerkese te mbrojtjes, sipas te ciles, Shkëlqim Miri ishte i semure dhe duhet te lirohej.
Sipas ekspertëve mjekoligjorë, gjyqtari vuan nga tumori ne koke, por semundja nuk i rrezikon jeten.
“Gjyqtari Miri ka probleme shendetesore, ka tumor ne koke, por nuk i rrezikohet jeta nese mbahet nen mbiqkyrje spitalore”- kane thene ekspertet e Instututit te Mjekesise Ligjore, te cilet paraqiten ne gjyq ekzaminimin mjekesor te gjyqtarit.