Skip to content
11 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Ish- futbollisti i njohur Lici: Vllaznia ka problemet nga krahet, nje sulmues i vetem…

ShkodraWeb 11 October, 2017
licisuad

Ish-futbollisti i mirënjohur shkodran, Suad Lici, e ka vlerësuar si mjaft të rëndësishme përballjen e radhës që kuqeblutë do të kenë në kampionat ndaj Flamurtarit. Kështu që ai kërkon nga lojtarët të arrijnë të mbyllin me sukses këtë ndeshje, çka nënkupton fitoren në shtëpi. Në katër javët e para, Vllaznia ka siguruar vetëm një fitore, një barazim e dy humbje.

Ekipi ka zhvilluar vetëm një përballje në fushën e vet, atë me Teutën, takim i humbur me rezultatin minimal 0-1. “Takimi me Flamurtarin është shumë i rëndësishëm për Vllazninë që të kalohet me sukses. Një takim ku nuk ka vlerë asnjë rezultat tjetër për ekipin tonë veç fitores. Përse them kështu?

Pasi kjo jo vetëm që do të na ndihmonte me pikë që janë të domosdoshme, sidomos ndaj kundërshtarëve direkt, por edhe do të ndihmonte ekipin për të krijuar më besim në vetvete. Skuadra ka nevojë për pikë që të rritet në të gjithë aspektet. Unë kam besim se Vllaznia do të arrijë të marrë më të mirën.

Por dua të vlerësoj edhe ekipin e Flamurtarit, pasi ka lojtarë cilësorë e me shumë grintë. Vllaznia do ta ketë të vështirë, por kam besim te një fitore”, ka thënë fillimisht ish-futbollisti i mirënjohur.

Për Licin, një nga problemet e Vllaznisë në këto javë të para mbetet loja e skuadrës në sulm. Sipas tij, nuk është çështja e çalimit të sulmuesve të ardhur, por e lojës së skuadrës në sulm. Mungesat e miqësoreve dhe afrimet me vonesë janë shkak sipas Licit i paraqitjeve të skuadrës në këto takime të para.

“Ekipi po vuan shumë në fazën sulmuese. Unë nuk mund të them se po vuajmë për sulmues, pasi nuk është një sulmues që mund të bëjë gjithçka, por ajo që unë shikoj është se mungon loja e skuadrës në krah. Po ashtu sulmuesi kryesor ndihmohet pak nga ana e mesfushës.

Ky është një problem që duhet zgjidhur për të pasur pritshmëri të mira për të ardhmen. Mungesa e miqë- soreve gjatë fazës përgatitore që të kishim një skuadër më të konsoliduar dhe afrimet e disa lojtarëve që sot janë titullarë me vonesë, kanë ndikimin e vet në këto javë të para”, vijoi Lici.

Një problem të tillë e ka përmendur jo pak edhe trajneri Cungu herë pas here. Shkodranët zhvilluan një fazë përgatitore të cunguar, ndërsa nuk arritën të bënin një merkato shumë aktive për shkak të buxhetit, të cilin e patën në dispozicion me vonesë.

Ish-futbollisti i Vllaznisë dhe i ashtuquajturi “xholi” i kësaj skuadre ka theksuar se beson te kjo Vllazni. Ai është i mendimit se kjo skuadër ka brumin e duhur. “Mund të them se kam besim tek elementët e kësaj skuadre. Janë djem shkodranë që do të tregojnë vlerat e tyre.

Duhet të besohet te këta djem, por edhe këta duhet të japin vlerat që kanë. Duhet besuar te këta djem”, ka mbyllur Lici. Vllaznia e këtij sezoni futbollistik është në masë të madhe e populluar me lojtarë shkodranë, të cilët e ndiejnë jo pak peshën e fanellës. /Nga ADMIR URUÇI/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Gazetari i njohur sulmon ministrin e Brendshem: I paafte ose i lidhur…
Artikull pasardhës: PROBLEMI/ Renia e gureve ne akset rrugore, rrezik i vazhdueshem per qytetaret ne Lezhe

TË FUNDIT

komisioni disiplina fshf

“Disiplina” e FSHF fal Bregun dhe Ditën për gjestet antisportive në ndeshjen me Vllazninë për Kupë…

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
hygerta pergjigje vllaznise

“Inat personal me mua nga 2021”, moderatorja Hygerta Sako i përgjigjet Vllaznisë për Edi Martinin…

ShkodraWeb 9 April, 2026 0
martini xhaferi sako

“Sjellje e papranueshme”, Martini refuzoi intervistën me Hygerta Sakon, Vllaznia i del në krah trajnerit të vet

ShkodraWeb 8 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • AKU Shkodër bllokon mbi 110 ton fruta- perime, gjobë dhe ndërprerje të aktivitetit për subjektin… 11 April, 2026
  • Jozefina Topalli hap arkivën dhe kujton Pjetër Arbnorin duke publikuar një foto bashkë me të… 11 April, 2026
  • VIDEO – Koçiu, Kumbaro dhe Beci takim me mësuesit e Shkodrës, në fokus rritja e cilësisë së mësimdhënies 11 April, 2026
  • Humbin jetën në banesat e tyre dy të moshuar, 87- vjeçari ka konsumuar mbidozë ilaçesh duke u vetëhelmuar 11 April, 2026
  • VIDEO – Përfundon rikonstruksioni i plotë i kopshtit në Bardhaj, investim i Bashkisë Shkodër… 11 April, 2026
  • VIDEO – Një strehëz e re për qentë endacakë në Shkodër, kryebashkiaku Beci zyrtarizon nisjen e punimeve 11 April, 2026
  • VIDEO – Kanosën 2 persona, babë e bir, policia e Shkodrës arreston 3 shtetas, zbulon aktivitet të paligjshëm… 11 April, 2026
  • “Disiplina” e FSHF fal Bregun dhe Ditën për gjestet antisportive në ndeshjen me Vllazninë për Kupë… 11 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 11 prill 2026… 11 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 11 prill 2026… 11 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 11 prill 2026… 11 April, 2026
  • E TRISHTË – Ndërron jetë ish- kongresmeni, mbështetës i fortë i shqiptarëve e sidomos Kosovës… 10 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

bllokime aku shkoder 2026

AKU Shkodër bllokon mbi 110 ton fruta- perime, gjobë dhe ndërprerje të aktivitetit për subjektin…

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
arbnori topalli 2026

Jozefina Topalli hap arkivën dhe kujton Pjetër Arbnorin duke publikuar një foto bashkë me të…

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
takimi ndre mjeda

VIDEO – Koçiu, Kumbaro dhe Beci takim me mësuesit e Shkodrës, në fokus rritja e cilësisë së mësimdhënies

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
urgjenca spitali rajonal shkoder 2026

Humbin jetën në banesat e tyre dy të moshuar, 87- vjeçari ka konsumuar mbidozë ilaçesh duke u vetëhelmuar

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.