
Pas tre ditesh heshtje, administratori i Vllaznise Benjamin Naku ka vendosur te reagoje e te flasë në lidhje me incidentin e ndodhur me sponsorin Alban Xhaferi. Ne nje deklarate te shperndare pak minuta me pare prej tij, ai ka shpjeguar ate çfare ndodhur para ndeshjes se kupes Vllaznia- Elbasani dhe po ashtu edhe arsyen pse ka heshtur deri me tani. Në një deklaratë të administratorit Naku, të shpoërndarë për mediat, thuhet:
“Që nga dita e ndeshjes Vllaznia-Elbasani, e zhvilluar në Shkodër më dt. 13.11.2020, ndaj personit tim, media të ndryshme kanë përcjellë një ngjarje tërësisht të deformuar nga e vërteta. Thelbi i asaj që kanë përcjellë mediat është sikur unë, në cilësinë e administratorit të “KF Vllaznia” sh.a., paskam tentuar të ndaloj hyrjen në Stadiumin “Loro Boriçi”, të sponsorit në partneritet me KF “Vllaznia”, z. Alban Xhaferi. Gjatë këtyre ditëve kam zgjedhur të hesht, koshient se zhurma nuk i shërben klimës dhe imazhit të KF “Vllaznia”.
Por, duke parë se ngjarja e pretenduar vazhdon të përdoret për të cënuar mbarëvajtjen e punës në KF “Vllaznia”, ndjehem i detyruar të sqaroj opinionin sportdashës të Shkodrës dhe më gjërë për ngjarjen e plotë dhe të vërtetë:
Me dt. 13.11.2020 në Stadiumin “Loro Boriçi”, zhvillohej ndeshja e vlefshme për Kupën e Shqipërisë, Vllaznia- Elbasani. Për shkak të pandemisë, protokollet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të FSHF-së, nuk lejojnë që ndeshjet të zhvillohen me spektatorë. Klubet organizatore të ndeshjeve janë të detyruara që të depozitojnë në Policinë e Shtetit emrat e jo më shumë se 10 personave për secilin ekip (drejtues, pjesë stafesh, apo lojtarë) që kanë të drejtë ta ndjekin ndeshjen nga tribuna dhe i gjithë procesi i hyrje-daljeve në stadium menaxhohet nga Policia e Shtetit.
Natyrisht që emri i sponsorit, Alban Xhaferi, ishte përfshirë në listën e personave të lejuar të ndiqnin ndeshjen (faximile si më poshtë, si dhe e botuar në gazetën “Panorama Sport”, dt. 14.11.2020).
Gjatë procesit të hyrjes së personave të lejuar për të ndjekur ndjeshjen, kam parë një nga punonjësit e Policisë së Shtetit të komunikonte me Z. Xhaferi. Në këtë moment jam afruar dhe i kam kërkuar punonjësit të Policisë së Shtetit të shikonte listën, pasi në të gjendej emri i sponsorit.
Më pas gjithçka është zgjidhur dhe s’ka patur asnjë incident të pretenduar ndërmjet meje dhe z. Xhaferi. E gjitha kjo mund të vërtetohet lehtësisht edhe nga kamerat e sigurisë dhe nga deklarimet e punonjësve të Policisë së Shtetit të pranishëm në këtë situatë”, përfundon deklarata e administratorit Naku.
Pas administratorit te Vllaznise Benjamin Naku, ka reaguar edhe sponsori i saj Alban Xhaferi. Gjate nje lidhje me emisionin “Sport Show” ne TV1 Channel, ai eshte shprehur:
“Nuk dua te merrem shume me incidentin qe ka ndodhur, por dua te jap nje mesazh: Ne po mundohemi te ndertojme nje Vllazni kampione ne aspektin teknik dhe ashtu duhet te ndertojme edhe nje administrate kampione.
Kjo sepse keto dy gjera shkojne paralelisht sepse nuk mund te kemi nje Vllazni te forte nese nuk kemi nje administrate te forte. Vllaznia e sotme eshte e zhytur ne shume borxhe e probleme dhe pergjegjese per kete eshte edhe administrata e cila pavaresisht problemeve qe mund te kete hasur, nuk e ka perfunduar kete gje deri ne fund.
Prandaj ka ardhur momenti qe ashtu siç po ndodh me skuadren e cila eshte tjetersuar dhe tashme ka objektiva te tjera, ashtu edhe administrata duhet te tjetersohet.
Se dyti, tek Vllaznia ka pjestare te administrates siç eshte administratori qe eshte i dypunesuar, ka nje kontrate te plote ne Universitetin e Shkodres dhe po ashtu ka kontrate te plote edhe ne klubin Vllaznia.
Qe ketu ka nje konflikt te hapur interesi sepse ne baze te ligjit une nuk e kuptoj sesi administratori gjen kohe t’i beje te dyja punet sipas ligjit ne kohen e duhur. Prandaj ka ardhur momenti dhe shpresoj qe edhe procesi i privatizimit t’i jape zgjidhjen e duhur te gjitha ketyre çeshtjeve dhe te vijojme me moton tone, “Rikthim tek suksesi”.
I pyetur nderkohe ne lidhje me maredheniet me kryebashkiaken Ademi, sponsori Xhaferi eshte shprehur:
“Me zonjen Ademi, me kryetaren e Bashkine, me kryetaren e Asamblese se Vllaznise ne kete rast, kemi nje marredhenie shume te mire dhe une e pershendes gjithmone vullnetin e saj te mire per ta mbeshtetur Vllaznine.
Une ia kam bere te qarte asaj pakenaqesite ne lidhje me menyren e drejtimit administrativ te klubit dhe shpresoj qe ajo te reagoje”, ka thënë sponsori Xhaferi.