Duket se grabitje gjatë sezonit turistik nuk kanë të mbaruar.
Policia bën me dije se ditën e djeshme dy pushues nga Kosova kanë rënë pre e grabitjes në Vlorë dhe Dhërmi.
Mësohet se atyre u janë marrë çantat e dorës, ku kanë pasur bizhuteri me vlerë dhe para.
Blutë e Vlorës bëjnë me dije se 53-vjeçarit me inicialet F. M, nga Kosova i kanë marrë çantën personale në të cilën kishte disa bizhuteri me vlerë 700 euro.
Po ashtu, 21-vjeçarit me inicialet S. E., banues në Llabian, i kanë grabitur në lagjen ‘Pavarësia’ portofolin me kartën e identitetit, si dhe një kartë banke e Shqipërisë, 200 euro dhe 2000 lekë.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjet, dhe për të kapur grabitësit.