“I katapultuar me urgjencë nga Nju Jorku”, Stela Karafili- Agustin Mirakës: Mbështetës i demagogjisë berishiane

I nderuar Agustin Mojs Mirakaj, apologjisti amerikan dhe mbështetësi i demagogjisë Berishiane.

Pashe që ndryshe nga shoqëria patriarkale e Shkodrës bashkë me Berishën në krye, ju e patët mundësinë e mikrofonit për plot 6:00 minuta diskursus dhe devocion të parapërgatitur.


Ju, i katapultuari me urgjencë direkt nga NY për të pastruar figurën Berishiane, uroj që bodyguardët të ju kenë pritur në Rinas dhe shoqëruar deri në Gjirokastër sepse Shqipëria nuk ka mjete publike. Uroj gjithashtu që rrugës të ju kenë dalur para syve peisazhet e vendeve skëterrë ku familja juaj është persekutuar, aty ku ju permendni se keni lindur në internim, ndoshta edhe thjeshtë për të kujtuar sadopak traumën e terrorit komunist.

Pesha e mbiemrit që mbani është shumë e rëndë dhe atë nuk mund ta zëvendesojë as Berisha, as servilizmi për një vizë gratis në USA të cilën e keni marrë vetëm falë statusit të ish-të përndjekurve politikë. Mos harroni çeshtjen më kryesore…

Në kampet ku ju keni lindur ka gropa njerëzish të pafajshëm, të vrarë dhe të zhdukur nga regjimi komunist, të cilëve Berisha dhe qeveritarët e tjerë edhe sot nuk i lejojnë familjarët që viktimave ti rikthehet dinjiteti dhe e drejta e patjetërsueshme e varrimit ku më në fund mund të prehen në paqe.

Mos harroni se në pasaportën amerikane prapë do të quheni Mirakaj Agustin M. Mirakaj! /Publikuar në Facebook nga Stela KARAFILI/