Një lajm i trishtë është mësuar para pak minutave. Kanë humbur jetën dy persona në lumin e Bunës pranë fshatit Darragjat, Njësia Administrative Dajç në Shkodër, raporton News24, të identifikuar me inicialet DH.A., 39 vjeç dhe F.P., 14 vjeçe.
Nuk dihen ende rrethanat në të cilat dy të rinjtë ende të paidentifikuar kanë humbur jetën. Trupat e dy të rinjve janë nxjerrë sot nga uji prej polumbarëve. Deri në këto momente, nuk ka asnjë njoftim nga Policia e Shkodrës.