Humb betejën me Covid- 19 drejtori i Administrimit të Zovane të Mbrojtura, zbuloi “tulipanin shqiptar”

Koronavirusi i ka marrë jetën drejtorit të Administrimit të Zonave të Mbrojtura në Kukës, Besnik Hallaçi. Me profesion biolog, Hallaçi ka një veprimtari të shquar në ruajtjen e natyrës jo vetëm në qarkun e Kukësit.

Ai njihet edhe si zbuluesi i “tulipanit shqiptar”, një lloj i rrallë tulipani që gjendet vetëm në zonat malore të qarkut verior.

Njoftimi:

Pusho i qetë miku ynë, Besnik!

Fillimi i këtij viti na solli një dhimbje dhe trishtim shumë të madh me humbjen e mikut dhe kolegut tonë Besnik Hallaçi, Drejtor i AdZM Kukës!

Covid-19 vijon të marrë jetë, mbrëmë na mori profesorin e nderuar, drejtuesin shembull e frymëzues për stafin e tij, por edhe të gjithë ne që punuam me të, miku e kolegu i paharrueshëm, do të mbahesh mend gjithmonë si zbuluesi i tulipanit shqiptar, avokati e lobuesi i përhershëm i të gjitha çështjeve mjedisore, fotografi i përkushtuar i bukurive natyrore të bjeshkëve të Kukësit!

ShkodraWeb Channel

Para disa vitesh, kur më shumë se besim kishte skepticizëm, një grup njerëzish vullnetplotë, profesorë, akademikë, studiues, inxhinierë pyjesh, etj., vendosën të krijonin institucionin që do të merrej në mënyrë të veçantë me zonat e mbrojtura, një ndër ta ishte edhe Besniku, ky grup nga sot e tutje, nuk do të jetë më njësoj!

Pushofsh në paqe miku ynë, na ke lënë kaq shumë vepra për të kujtuar gjithmonë!

ShkodraWeb Channel

Open

Close