HOROSKOPI/ Çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj, a do të jetë një ditë me fat sot…?!

DASHI

Yjet, këtë fundjavë do t’ju japin një stuhi të dashuri, duhet të keni kujdes në mënyrën e të folurit me partnerin. Mund ta programoni fundjavën pa u mërzitur, mes miqsh dhe personash të dashur për ju.

DEMI

Këtë fundjavë do arrini të gjeni zgjidhjet optimale. Në dashuri është i mundur një afrim me atë që ju intereson. Në kohë të lirë merruni me njohuri të reja, që mund t’ju duken qesharake por janë shumë të dobishme.

BINJAKET

Këtë fundjavë mund të relaksoheni dhe të kaloni kohën me njerëzit tuaj të preferuar. Është i mundshëm një udhëtim i këndshëm. Në dashuri do të jeni të kujdesshëm për të shmangur keqkuptimet.

GAFORRJA

Këtë fundjavë, ju do të keni mundësinë për të planifikuar një udhëtim të vogël në shoqërinë e atyre që doni. Në dashuri, mund të jetë një mosmarrëveshje e vogël me partnerin tuaj. Ju do të jeni në gjendje ta zgjidhni atë sa më shpejt.

LUANI

Këtë fundjavë do të jeni pozitiv në shumë aspekte, dhe kjo gjë do të infektojë njerëzit në mënyrë harmonike. Në dashuri, duhet të bashkëpunoni me partnerin për të krijuar një mendim më të plotë. Mos jini shumë impulsiv!

VIRGJERESHA

Në këtë fundjavë do të jeni të rrethuar me shumë butësi nga të dashurit tuaj. Kohën e lirë kushtojani më shumë vetes për realizimin e një projekti të rëndësishëm. Angazhohuni në maksimum!

PESHORJA

Në dashuri do të ndiheni i lodhur nga disa qëndrime pa baza të partnerit. Në punë, ju do të jeni të këndshëm me kolegët tuaj, edhe pse ndiheni të lodhur dhe rraskapitur. Ju do të bëni çdo gjë për tu dukur i dobishëm në sytë e tyre.

AKREPI

Këtë fundjavë, ju do të keni mundësi të shkëlqyera për të kaluar një pjesë të kohës suaj në shoqërinë e miqve tuaj. Në dashur, ju mund të zbuloni pasionet e përbashkëta me personin që doni.

SHIGJETARI

Këtë fundjavë, ju do të keni mundësi për të bërë miq të rinj. Faza është e qëndrueshme dhe harmonike. Me partnerët është e mundshme një mbrëmje e veçantë.

BRICJAPI

Ju do të jeni shumë të sigurt në lidhjen që keni krijuar, dhe qëndrimi juaj do të jetë veçanërisht i këndshëm. Gjatë kohës së lirë ju mund të krijoni një projekt, që të përfshijë dashuritë tuaja në iniciativat tuaja.

UJORI

Në punë, një koleg ziliqar do t’ju pengojë në vendin e punës; ju mundohuni të shmangni provokimet. Në dashuri, disa dyshime mund të zvarriten mes jush dhe partnerit tuaj.

PESHQIT

Këtë fundjavë, ju do të gjeni kohë për veten dhe sportin tuaj. Në dashuri, do të kaloni një fazë të paharrueshme, pasi je shumë e ëmbël dhe romantike, dhe partneri do të bëjë të njëjtën gjë me ju.

Loading...