Pas grabitjes së ndodhur ditën e djeshme në banesën e saj, ka deklaruar nëna e ministrit Damian Gjiknuri. Lirije Gjiknuri ka deklaruar se autorët i kanë marrë 3 milionë lekë të vjetra, të cilat i kishte mbledhur nga pensioni.
Ajo ka thënë për ReportTv:
“Nuk ka as miliona asgjë, grabitën 3 milionë lekë të vjetra të mbledhura nga pensioni im” .
Banesa e Lirije Gjiknurit u grabit nga tre persona në mesditën e djeshme, ndërsa deri tani janë disa persona të shoqëruar.