Lihen në burg 11 prej protestuesve të arrestuar pak ditë më parë pas ngjarjeve të dhunshme në ndodhën në Rrugën e Kombit, në Kukës. Gjykata e Kukësit e mbledhur në Tiranë pas një seance ku mbizotëroi tensioni dhe dhuna, vendosi të lërë pas hekurave 11 prej protestuesve, nga 23 të arrestuar. Kujtojmë se këtë masë për 11 personat, kishte kërkuar edhe prokuroria, ndërkohë që për 12 protestuesit e tjerë është caktuar masa ‘detyrim paraqitje’.
Që në nisje të seancë në ambientet e Gjykatës së Tiranës, ndodhën një sërë incidentesh, pasi policia u ‘konfrontua’ me deputetët e opozitës, pasi këta të fundit nuk u lanë të hynin në sallën ku do të zhvillohej gjyqi. U desh që seanca të ndërpritje, ndërsa në një vendim të dytë u vendos që deputetët e opozitës (PD+LSI) të hynin në sallën e gjyqit.
Dhjetra qytetarë protestuan ditën e shtunë në shenjë kundërshtie për taksën prej 10 euro (vajtje-ardhje) që do të aplikohet në Rrugën e Kombit. Por gjatë protestës situata degjeneroi në konfrontime fizike me policinë. Qytetarët hodhën gurë dhe nisën të shkatërronin pajisjet e koncensionarit, ndërsa policia iu përgjigj me gaz lotsjellës. Ndërkohë shumë prej protestuesve pretendojnë se janë dhunuar nga policia.
LISTA EMËRORE I KUKSIANËVE QË U LANË NË BURG
-Xhevahir Hereni, 51 vjeç, banues në Kukës.
-Elton Cengu, 39 vjeç, banues në Kukës
-Florin Onuzi, 35 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.
-Shkelqim Vata, 42 vjeç, banues në Surroj, Kukës.
-Xhevahir Gashi, 33 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.
-Ervis Oruçi, 25 vjeç, banues në Kukës.
-Rasim Onuzi, 38 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.
-Vasil Laçi, 31 vjeç, banues në Kukës.
-Abdi Haziraj, 49 vjeç, banues në Kukës
-Edmond Matmuja, 21 vjeç, banues në fshatin Pobreg, Kukës.
-Shpetim Toda, 44 vjeç, banues në Kolsh, Kukës (20 ditë burg)
EMRAT E PROTESTUESVE QE LIROHEN
-Ahmet Tobli, ndalimi i ligjshëm, masa “detyrim paraqitje”, urdhërohet lirim i menjëhershëm
-Lulëzim Popa, ndalim i ligjshëm, masa “detyrim paraqitje”, urdhërohet lirim i menjëhershëm
-Sajmir Trota, ndalim i ligjshëm, masa “detyrim paraqitje”, urdhërohet lirim i menjëhershëm
-Lefter Rexhmati, ndalim i ligjshëm, masa “detyrim paraqitje”, urdhërohet lirim i menjëhershëm
– Adem Duraku, ndalimi i ligjshëm, masa “detyrim paraqitje”, urdhërohet lirim i menjëhershëm
-Ermand Ademi, ndalimi i ligjshëm, masa “detyrim paraqitje”, urdhërohet lirim i menjëhershëm
– Ardit Alidini, ndalimi i ligjshëm, masa “detyrim paraqitje”, urdhërohet lirim i menjëhershëm
– Zenel Matmuja, ndalimi i ligjshëm, masa “detyrim paraqitje”, urdhërohet lirim i menjëhershëm
-Fatos Harulla, ndalimi i ligjshëm, masa “detyrim paraqitje”, urdhërohet lirim i menjëhershëm
– Rasim Koloshi, ndalimi i ligjshëm, masa “detyrim paraqitje”, urdhërohet lirim i menjëhershëm
– Shaban Selmanaj, ndalimi i ligjshëm, masa “arrest shtepie”, urdhërohet lirim i menjëhershëm
-Shemsi Trota, ndalimi i ligjshëm, masa “arrest shtepie”, urdhërohet lirim i menjëhershëm