Një 65-vjeçare nga Kosova është gjetur e pajetë në një dhomë hoteli në Elbasan. Ajo është gjetur nga bashkëshorti i saj, me të cilin prej 10 ditësh kishin shkuar në Banjat Termale të Llixhave të Treganit në Elbasan. Sipas News 24 mësohet se bashëshorti ka pësuar gjendje shoku pas skenës së rëndë.llixhat-675×450
Pasi kishte bërë një shëtitje jashtë, burri ishte rikthyer në hotel, ndërsa pasi gruaja e tij nuk i përgjigjej u detyrua që të shkelmonte derën. . Deri më tani nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar vdekjen e 65-vjeçares.
Pas ngjarjes, shtetasi kosovar u dërgua me urgjencë në Qendrën Spitalore Tiranë, ndërsa trupi i të ndjerës në Morgun e Qendrës Spitalore Elbasan. Ndërkaq kanë filluar hetimet për zbardhjen e rrethanave te vdekjes se kosovares se moshuar