Familjarët tërheqin nga morgu trupin e ekstremistit, flet babai: U frymëzua nga ushtarët grekë, donte që…

Loading...

Dy ditë pas ekzekutimit nga RENEA familjarët kanë tërhequr trupin e ekstremistit grek Konstantinos Kaçifa nga morgu i spitalit.

Pasditen e sotme rreth orës 16:00 të afërmit e Kaçifas morën trupin nga morgu, ndërsa ende nuk dihet nëse varrimi do të bëhet sot apo nesër.
Dy ditë pas ngjarjes së rëndë në Bularat, ka folur dhe babai i viktimës, Konsandini Kaçifa, Jani Kaçifa.

Në një deklaratë për median greke Protothema, babai i 35 vjeçarit thotë: “Konstandini, ai u frymëzua nga ushtarët grekë 40-41 që ranë këtu në Epir. U frymëzua aq thellë saqë nuk ishte ndarë nga flamuri grek”.

Siç u tha gazetarëve Protothema, mësohet se Kaçifa kishte ardhur në fshat pesë vjet më parë për të punuar. Që kur erdhi ai e ngriti flamurin grek në kodrën që ranë nga grekët. Ai donte që fshati të kishte një frymë frymëzuese patriotike për helenizmin./panorama/

Loading...