Në fshatin Golaj të Hasit është gjetur një makinë tip ‘Ford Fiesta’ e shkrumbuar totalisht. Mjeti dyshohet se u përdor nga autorët për largimin nga vendi i ngjarjes pas pritës ndaj biznesmenit Guxim Gjyriqi në Tropojë mëngjesin e sotëm. Ndërkohë, policia dhe FNSH vijojnë kontrollet për gjetjen e autorit/ve të mundshëm të ngjarjes së rëndë.