Humbi jetën në pritë pak minuta pasi mbylli lokalin e tij, i cili gjendet në afërsi të një karburanti në lagjen “Partizani” të Bajram Currit në Tropojë. Është 47 vjeçari Guxim Gjyriçi, për të cilin dalin detaje të reja, ndërsa pak orë pas ngjarjes së rëndë u gjet një makinë e djegur në Has. Policia dyshon se është përdorur pikërisht në ngjarjen e rëndë mëngjesin e sotëm.
Po ashtu mësohet se Gjyriçi kishte lidhje farefisnore mjaft të afërt me Haklajt e Tropojës. Banorë vendas bëjnë me dijese 47 vjeçari ishte djali i tezes i Fatmir Haklaj, ish- shef komisariti në tropojë dhe i përfshirë në pritën ndaj Azem Hajdarit me 12 shtator 1998 ku politikani i njohur humbi jetën.
Mësohet se policia ka nisur hetimet, nderkohe qe forca te FNSH kane blinduar zonen dhe kane nisur krehjen e saj per kapjen e autoreve.