Një grua është gjetur e pajetë në banesën e saj këtë të enjte në fshatin Ishull- Lezhë.
Policia bën me dije se bëhet fjalë për shtetasen D.M.,52 vjeçe.
“Dyshohet së është vetëvrarë me armë gjahu”, tha policia në njoftimin e parë për mediat.
Lezhë/Informacion paraprak
Më datë 06.05.2021,rreth orës 10:40, në fshatin Ishull- Lezhë,në banesën e saj dyshohet së është vetëvrarë me armë gjahu shtetasja D.M.,52 vjeçe.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.