Artan Hoxha ka dhënë një version të ndryshëm nga ai që ka dhënë policia, lidhur me vdekjen e shoferit të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa. Në Opinion, Hoxha ka dhënë detaje për vdekjen e Shkelzen Qordja. Gazetari i njohur ka thënë se shoferi i Xhafës nuk është vrarë me armën e tij që është një pistoletë, por me një armë të një personi shoqërues. Hoxha nuk ka preferuar të japë emrin e shoqëruesit, por ka shtuar se Qordja është gjetur nga i vëllai, edhe ai shofer personalitetesh. Gazetari investigativ ka thënë madje se kamerat e sigurisë në Gardë nuk funksionojnë sepse do të spostohet në Pallatin e Brigadave.
Po ashtu Hoxha ka thënë se i ndjeri Qordja ka qënë pak para vrasjes në një aktivitet të organizuar nga Ambasada Amerikane, ndërsa ai ka vdekur shumë orë para se të gjendej në makinën e blinduar. /ShkodraWeb/