FSHF e largoi nga Kombëtarja, por Christian Panucci gjen skuadër në Itali…

Federata Shqiptare e Futbollit e largoi Christian Panuccin për rezultate të dobëta në disa ndeshje. Teksa trajneri është kthyer në Itali dhe ka filluar menjëherë punën për të gjetur skuadrën që do të drejtojë nga fillimi i sezonit të ardhshëm.

“Calciomercato” ka bërë me dije se e ardhmja e Panuccit është në Serie B, një sërë skuadrash janë alternativë për të. Në krye të listës qëndron Salernitana, por nuk përjashtohet as Perugia, ku në fund të sezonit mund të zërë vendin e Nestas.


Në listën e Panuccit janë edhe dy skuadra nga Serie A, të cilat parashikohen se në sezonin e ardhshëm do luajnë në B. Bëhet fjalë për Chievon dhe Frosinonen, të cilat mbajnë vendin e fundit dhe të parafundit në renditje, që me të gjitha shanset do bien nga kategoria në fund të këtij sezoni.

Kujtojmë që përpara se të drejtonte Shqipërinë, Panucci pati udhëhequr dy skuadra në Serie B, Livornon dhe Ternanan. /telesport/