Franc Ashiku sjell titullin kampion në Shkodër, për herë të tretë fiton trofeun më të rëndësishëm në shah…

Kampion kombëtar si individ për herë të tretë radhazi! Para pak minutave, Franc Ashiku është shpallur kampion duke merituar edhe kupën përkatëse.


Kampionati kombëtar individual u zhvillua në “Air Albania” nga data 17- 23 tetor 2020 dhe rivaliteti ishte mjaft i forët, teksa fituesi u përcaktua vetëm në ndeshjet e ditës së fundit.

Fitores së Franc Ashikut, i është gëzuar edhe kryebashkiakja e Shkodrës, e cila në në publikim në faqen zyrtare në Facebook, shkruan:

“Franc Ashiku kampion kombëtar në sportin e bukur të shahut! Tradita e mrekullueshme e këtij sporti në Shkodër, po rikthehet me këtë kampion që për herë të tretë e sjell titullin në qytetin tonë.

Pas një gare të fortë, në fazën finale që zgjati nga 17 deri 23 tetor 2020, Franc Ashiku arriti të mbledhë 5.5 pikë duke u renditur i pari.

Mbështet ShkodraWeb Media

Urime për titullin e tretë radhazi! Suksese #kampion!”.

ShkodraWeb Channel