Ndodh edhe kështu. Në orën 2 pas mesit të natës, një mjet tip “Range Rover” përfundon…në stadium. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Beratit, ndërsa suket se shkak ka qenë shpejtësia përtej normave të lejuara.
Mësohet se automjeti ka qenë me një shpejtësi mjaft të lartë, teksa ka kaluar nga rrethrrotullimi duke u përplasur me stadiumin. Për fat të mirë, aksidenti nuk ka pasur pasoja në njerëz. Drejtuesi i mjetit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Mëngjesin e sotëm janë shënuar edhe dy aksidente të rëna, një në Burrel ku mbeti i vdekur një 40-vjeçar, si dhe një në Tepelenë, ku një autobus u përplas me një makinë e si pasojë mbetën të plagosur 8 persona.