Ditën e sotme deputetja e PS- së Edona Bilali ka publikuar sot disa foto, të shoqëruara me foto nga një fushatë pastrimi në plazhin e Velipojës. Ndjekësit e faqes së saj në Facebook, kanë evidentuar se bëhet fjalë për një ripostim. Në fotot e dërguara në redaksinë e ShkodraWeb, konstatohet se fotot janë publikuar fillimisht me 18 gusht 2019. Dallohen lehtësisht detajet, duke nisur nga veshja e deputetes socialiste por edhe personazhet e tjera, duke përfshirë edhe familjen Toma.
Ditën e sotme, janë përdorur të njëjtat fote, duke përcjellë në mesazh për pastrimin e territorit në Velipojë. Fotot janë identike dhe kjo kuptohet lehtësisht duke krahasuar postimet tek e njëjta faqe në Facebook. Konstatimin mund ta bëni vetë, duke krahasuar foton më lart me foton poshtë. Nga sa konstatohet, ka ndryshuar vetëm renditja e fotove.
Ndërkohë, lidhur me këto publikime të publikuara, ka reaguar për ShkodraWeb deputetja socialiste Edona Bilali. Në një komunikim elektronik ajo bën me dije se postimi i vitit 2019 është i rremë. Deputetja e PS- së nënvizon se në faqen e saj nuk ka asnjë postim me datë 18 gusht 2019 që lidhet me aktivitetin në Velipojë, sepse ai është organizuar para pak ditëve. Bilali thotë se aktiviteti është zhvilluar në Velipojë ditën e merkurë dhe të pranishëm kanë qenë edhe personazhe të njohura. Deputetja Bilali është shprehur e gatshme të vërë në dispozicion të gjithë albumin e fotove të aktivitetit të organizuar në Velipojë.