
Bes Kallaku është tanimë një nga aktorët më të preferuar të humorit shqiptar. Sigurisht, për atë që mund të konsiderohet “brezi i ri” i këti zhanri të artit në Shkodër. Nga “Portokallia” ku u shfaq për herë të parë dhe deri më sot, Kallaku ka bërë një rrugëtim mjaft të gjatë e të suksesshëm. Talenti i tij, i shfaqur edhe në filmat ku është edhe producent, është i dukshëm. Por sigurisht, ka patur pse, edhe fat! Një fat që mbase po ta kishte Fatmir Bashli, sot do të ishte ndër më të spikaturit e humorit shqiptar.
Këtë nuk e themi thjesht sepse e kemi bashkëqytetar. Ata që nuk e njohin, do të na japin menjëherë të drejtë nëse provojnë të futen në faqen e tij në Facebook. Postimet e tij, jo vetëm janë të mbushura me humor e batuta, por kanë edhe një audiencë të jashtëzakonshme. Është humor tipik i lindur, i pasforcuar dhe përfaqësues i denjë i humoristëve më të njohur që nuk i kanë munguar Shkodrës asnjëherë.
Ndoshta, e gjithë kjo ka ndikuar që sot, në një drekë familjare, Bes Kallaku dhe Fatmir Bashli të jenë bashkë, të shoqëruar nga bashkëshortet. Ndoshta ka një miqësi të kahershme mes tyre, por nuk do të ishte aspak çudi edhe ndonjë bashkëpunim mes të dyve. Ëashtë vetë Bashli ai që publikon foton dhe shumë, shumë pak fjalë dhe këtë herë, me seriozitet: “Drek mes miqsh ,,,”. Përveç drekës, nëse do të kishte edhe ndonjë bashkëpunim, suksesi do të ishte i garantuar. /ShkodraWeb Media/
P.S. Këtë publikim e bëmë pa i marrë leje Fatmirit. Shpresojmë e urojmë të na mirëkuptojë. Sigurisht, nëse do të ketë kohë ta lexojë!