Skip to content
20 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

FOTOLAJM – “E mbyllur për deputetët, e hapur kapak për njerëz të maskuar”, Topalli komenton zhvillimet në PD

ShkodraWeb 6 January, 2022
topalli maska pd

Ditën e sotme, sërish dera e selisë së PD- së ka qendruar e mbyllur. Fillimisht nuk kanë mundur të hyjnë deputetë të PD- së e më pas as edhe të rinjtë e FRPD- së. Kjo, për të dytën ditë radhazi në selinë qendrore të PD- së në Tiranë.

Ditën e sotme, ish- nënkryetarja e PD- së Jozefina Topalli, ka publikuar një foto, duke e shoqëruar me një koment të shkurtë. “Dera e pd eshte e mbyllur per deputet e Pd , por eshte kapak e hapur per njerez maskuar! Edhe 2 dite …”, shkruan Topalli duke sjellë në vëmendje protestën e 8 janarit para selisë blu.

Më heret, ish- kryeparlamentarja ka evidentuar edhe faktin e nxjerrjes jashtë selisë së PD- së edhe të stafit të gazetës “RD”, pikërisht në ditën e përvjetorit të numrit të parë  të saj.

Postimi i Jozefina Topallit

“Toke e xanun”

Ne diten e 31 vjetorit te lindjes se gazetes “Rilindja Demokratike”, lb ka nxjerr jashte stafin e saj. Blindimi i dyerve, dritareve dhe moslejimi i deputeteve per te hyre ne shtepine e tyre eshte gjeja me e pa imagjinueshme qe ndodhi po sot.

Ne asnje vend te botes nuk ndodh qe karriga e kryetarit te ruhet me brava, shula, drynj apo fortifikim. Cdo shqiptar turperohet kur sheh skena si keta te lulzimit. Njeriu qe i thote vehtes se kam formim perendimor mendon se vota zevendesohet me brave. Ne fakt nuk eshte per te qeshur edhe pse eshte komike.

Perftyroni te huajt qe lexojne per blindim te godines te nje force politike nga Kryetari i shkarkuar nga rreth 4500 delegate; dhe i rikonfirmuar ky shkarkim nga 45 mije anetare te Pd.

Kete akt te pa degjuar sot ne bote , te pashembullt ne historine e njerezimit mund ta ndermarrin vetem te semure mendore; njerez te marre peng ; njerez qe mbrojne pasuri mbi 150 milion euro; njerez gjobevenes apo njerez qe i kane te gjitha keto bashke plus te tjera.

Lul, neser ke mundesi te vendosesh edhe tela me gjemba ne oborr, te hapesh edhe gropa qe armiku te bjere brenda., te marresh edhe shpata per lufte me anetaret e partise, Kryetar i te cileve ke qene.. dhe ne balle te vendosesh nje pllake me shenimin- “Toke e zene”!
Nuk eshte Fiction kjo qe po shohim…Ky eshte luli, edhe per 3 dite.

Post navigation

Previous: Mesfushori largohet nga klubi shkodran, tjetër ‘divorc’ te Vllaznia…
Next: RAPORTI – Rritet numri i infektimeve në 24 orët e fundit, 5 humbje jete nga Covid- 19 në Shqipëri

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026

TË FUNDIT

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • Shifra të frikshme nga lojtari i Kombëtares U-19, madhe, sulmuesi shkodran fiton çmimin si më i miri në Itali! 19 May, 2026
  • SPAK kërkoi pushimin e çeshtjes për gjyqtaren Irena Gjoka, GJKKO ia rikthen për plotësim hetimesh për 6 muaj 19 May, 2026
  • Rikthehet murtaja e ruminantëve të vegjël, fermerit në Dajç të Shkodrës i asgjesohen 20 krerë, priten edhe 60… 19 May, 2026
  • “Vetëgjyqësi e Valon Ademit”, situata në aeroportin e Vlorës, reagon ekipi i avokatëve të Behgjet Pacollit 19 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon 18 May, 2026
  • Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK 18 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
gabriel kulla 2026

Shifra të frikshme nga lojtari i Kombëtares U-19, madhe, sulmuesi shkodran fiton çmimin si më i miri në Itali!

ShkodraWeb 19 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.